Hoti sot takohet me Zemajn, bisedojnë për Covid-19

22 tetor 2020 | 08:06

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, veçanërisht në kryeqytet, ka alarmuar institucionet. Dje ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar një vendim tjetër për kryeqytetin.

Ndërkaq sot Zemaj do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti. Nuk dihet nëse do të diskutohet për mundësinë e vendosjes së masave të reja.

Vizita e Hotit në Ministrinë e Shëndetësisë ndërlidhet edhe me përmbylljen e procesit të ndarjes së rreth 1 mijë 500 specializimeve në lëmenj të ndryshëm mjekësorë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj do t’u drejtohen edhe mediave për të dhënë më shumë hollësi rreth këtij procesi.

Vizita e Hotit në Ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet në orën 09:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në një sesion…