Hoti: Sot varroset dëshmori Xheladin Kabashi, eshtrat e të cilit u identifikuan më 15 janar
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka thënë se sot mbahet ceremonia rivarrimit të eshtrave të Xheladin Kabashit.
Eshtrat e të cilit janë konfirmuar më 15 janar në Prekaz.
Reagimi i plotë i Hotit:
Përjetësisht Lavdi për Xheladin Kabashin dhe të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë tonë!
Më 15 janar 2025, familja e Xheladin Kabashit është njoftuar për identifikimin e tij, i cili ishtë në listen e Personave të Zhdukur që nga Lufta në Kosovë.
Familjes së Xheladin Kabashi, tashmë njëri nga dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po i trazohen, dhe njëkohësisht lehtësohen dhimbjet, pasi që ankthi i pritjes u mbyll.
Në Nëntor 2023, Komisioni bashkë me Policinë e Kosovës dhe IML, ka zhvilluar gërmimet në lokacionin Prekaz, duke u bazuar në hulumtimet dhe raportet analitike. Me ç’rast janë gjetur trupat e 6 individëve.
Eshtrat e Xheladin Kabashit, të zhvarrosura nga lokacioni në Prekaz, u konfirmuan përmes procesit të identifikimit ADN. Ky është rasti i 5-të i identifikuar nga ky lokacion.
Ceremonia e rivarrimit të Xheladin Kabashit mbahet sot, në Varrezat e Dëshmorëve në Polac.
Përjetësisht Lavdi për Xheladin Kabashin dhe të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë tonë!