Hoti: Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm
04 nëntor 2020
| 09:38
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dënon dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik.
Kryeministri Hoti, i fton qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Por, thekson se integritetit fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.
Kryeministri Hoti, kërkon nga Prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia.