Hoti takohet me majorin ukrainas, ja për çfarë biseduan

26 prill 2022 | 13:01

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se është takuar me majorin e kontingjentit të ushtarëve të Ukrainës, me të cilin ka biseduar për organizimin e ndihmave për qytetarët ukrainas.

Duke mos ia përmendur emrin, Hoti ka thënë se i ka premtuar mbështetje të plotë majorit ukrainas për organizimin sa më të mirë në mbledhjen dhe dërgimin  ndihmave.

“Sot jam takuar me majorin e kontingjentit të ushtarëve ukrainas. Biseduam për organizimin e ndihmave për qytetarët e Ukrainës. Është impresive gatishmëria që ai ka hasur deri më tani tek persona të caktuar për të mbledhur ndihma për Ukrainën. I premtova mbështetjen time të plotë dhe gatishmërinë për tu angazhuar në organizimin sa më të mirë në mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave në Ukrainë përmes një trupe koordinuese.  Çdo ndihmë për Ukrainë është e vlefshme. Dërgimi i çdo ndihme do të bëhet përmes kanaleve zyrtare ukrainase”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Dhurata Dora përveç punës profesionale, komentohet edhe për paraqitjet…