
Hoti takohet me Palmerin dhe Lajçakun: I lumtur që po shoh koordinim të BE-së dhe ShBA-së për marrëveshjen finale
06 shtator 2020
| 17:24
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të dielën është takuar në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Matthew Palmer.
Hoti ka thënë me Lajçakun dhe palyerin ka diskutuar për zhvillimet në dialog.
“Jam shumë i kënaqur që po shoh koordinim të plotë në mes të BE-së dhe ShBA-së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti në në llogarinë e vet në “Facebook”.