Hoti takohet nesër me parterët e koalicionit, merr pjesë edhe Haradinaj
19 gusht 2020
| 13:51
Nesër (e enjte) do të zhvillohet një takim në qeveri në mes të kryeministrit Avdullah Hoti dhe drejtuesve të partive që përbëjnë koalicionin qeverisës.
Lajmin e ka bërë me dije AAK-ja, e cila është pjesë e qeverisë Hoti.
“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, ka njoftuar AAK-ja.