Hoti takoi përfaqësuesit e gastronomëve, u premton përkrahje

27 korrik 2020 | 14:25

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim një delegacion të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për gjendjen e këtij sektori të biznesit dhe vështirësitë me të cilat po përballet në situatën aktuale të pandemisë Covid-19.

Pasi është njoftuar nga delegacioni i gastronomëve për gjendjen e këtij sektori, kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që t’i mbështesë të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe bizneset në Kosovë, me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar.

Po ashtu, kryeministri Hoti ka theksuar se masat e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, si pjesë e programit qeverisës, do ta lehtësojnë përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.

Gjatë këtij takimi është kërkuar që gastronomia t’i respektojë me përpikëri masat e parapara ndaj Covid-19, në mënyrë që mos rrezikohet shëndeti i klientëve.

Takimi i Hotit me gastronomët vjen pas protestës që këta të fundit e kanë realizuar para qeverisë. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse vetëm 23 vjeçe, Bella Hadid është një nga…