Hoti takon ambasadorin e Zvicrës, flasin për bashkëpunimin mes dy shteteve

15 qershor 2020 | 14:08

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Kryeministri Hoti, fillimisht e ka njoftuar ambasadorin Lebet për prioritetet e qeverisë për fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me theks të veçantë për masat që po ndërmerr qeveria për zhvillimin ekonomik, pas gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19.

Me këtë rast, kryeministri Hoti falënderoi shtetin e Zvicrës dhe ambasadorin Lebet për mbështetjen dhënë Kosovës në procese të ndryshme, shumë të rëndësishme për vendin, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Zvicrën.

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, ka falënderuar kryeministri Hoti për pritje, duke shprehur gatishmërinë që partneriteti ndërmjet dy shteteve të vazhdojë edhe në të ardhmen.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Në bisedime, dialog dhe negociata shpejtësia lidhet…