Hoti takon kryetarin e Deçanit, në takim edhe komandanti i KFOR-it
25 gusht 2020
| 12:23
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po qëndron për vizitë në komunën e Deçanit, ku është pritur në takim nga kreu i kësaj komunë, Bashkim Ramosaj.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, Michele Rissi.
Më pas, Hoti do të qëndrojë për vizitë edhe në Manastirin e Deçanit.
Punimet në rrugën Deçan-Plavë janë kundërshtuar nga udhëheqës të Manastirit. Si rezultat i kësaj, është bërë pezullimi i punimeve.