Hoti takon sekretarin e shtetit të Vatikanit

05 nëntor 2020 | 15:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur në takim nga sekretari i shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin.

Ai ka treguar se me Parolin ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të komunikimit përmes marrëveshjeve të mirëkuptimit.

Postimi i plotë i Hotit:

Një takim shumë i frytshëm me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Eminencën e Tij, Kardinalin Parolin, e kam falënderuar për mbështetjen e Selisë së Shenjtë për popullin e Kosovës, duke kontribuar kështu për paqen e qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Parolin, biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të komunikimit përmes marrëveshjeve të mirëkuptimit, që do të rezultonte me njohje të vlefshme të sistemit të vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ka reaguar pas konfirmimit të…