Hoti të hënën fton në takim kryetarët e komunave
21 gusht 2020
| 12:26
Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë me dije se ka ftuar për hënën në takim të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës.
Ai ka thënë se të hënën në orën 11:00, se bashkë me zëvendësin e tij, Goran Rakiq do t’i njoftojë kryetarët e komunave mbi fondet që janë ndarë për komunat e Kosovës.
“Ftoj në këtë takim edhe ministrin e Arsimit dhe ministrin e Shëndetësisë. Do t’i kemi tri tema për diskutim”, ka thënë Hoti.