Hoti: Tek çështja e Ujmanit po bëhet zhurmë pa nevojë

16 shtator 2020 | 12:24

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratohet një plan lidhur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Uashington.

Në një debat të organizuar nga KDI-ja, ai ka thënë se tek çështja e Ujmanit po bëhet zhurmë pa nevojë.

“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratojmë një plan lidhur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në SHBA. Tek çështja e Ujmanit po bëhet zhurmë pa nevojë dhe po shfrytëzohet politikisht. Si mendoni që në Shtëpinë e Bardhë nënshkruhet një marrëveshje që cenon sovranitetin e vendit”, ka thënë Hoti.

Ai ka deklaruar se nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Për këto dy çështje kemi përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë. Marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke. Marrëveshja dhe procesi duhet të përfundojë me normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, që i bie me njohje reciproke. Marrëveshja duhet të përfundoj me një zgjidhje të përhershme të problemit”, ka deklaruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka debatuar me miken e saj të ngushtë…