Hoti: Telekomi të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet e veta qytetarëve

23 korrik 2020 | 15:04

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti priti sot drejtuesit e Sindikatës së Telekomit.

Ai ka siguruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të gjetur në një afat optimal një zgjidhje të favorshme për këtë kompani me interes strategjik për ekonominë e vendit.

Hoti kërkoi që Telekomi të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet e veta qytetarëve, ndërkohë që Qeveria do ta ketë prioritet stabilizimin dhe rivitalizimin e Telekomit.

Po ashtu, dhjetëra punëtorë të kompanisë publike Telekom, kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës, ku njëzëri kanë kërkuar nga partitë parlamentare të jenë unik për zgjidhjen e bllokadës në ndërmarrje.

Për të dalë nga gjendja e rëndë financiare, Qeveria e Kosovës, në janar të vitit 2019, pati marrë vendim që të privatizohet kjo kompani.

Sipas projeksioneve të Qeverisë, privatizimi përfshinë pjesën vendimmarrëse të Telekomit, me rreth 51 për qind, duke qëndruar aksionarë për pjesën tjetër.

Në Telekomin e Kosovës janë të punësuar 2320 punëtorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajm i madh! Lajm që përhapet me shpejtësi zëri! Gjemojnë…