Hoti: Testi i mbajtur në shkollat e Kosovës, më gjithëpërfshirësi
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka zhvilluar një takim për të diskutuar rreth testit të organizuar në shkollat e Kosovës.
Të ftuar në këtë mbledhje kanë qenë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, dhe koordinatori i testit nacional, Rexhep Hoti.
Deputetët kanë shtruar shumë pyetje ndaj koordinatorit Hoti dhe e kanë cilësuar organizimin e testit nëpër shkollat e Kosovës si jo të mirë.
Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe për koston e këtij testi si dhe për gabimet në shtrimin e pyetjeve.
Në anën tjetër Hoti e ka vlerësuar lartë këtë test duke thënë se është testi më gjithëpërfshirës në Kosovë.
Ndërsa, ministri Shyqiri Bytyqi nuk ka pranuar të marrë përgjegjësi për cilësinë e testit, duke thënë se ai ka nënshkruar vetëm një memorandum bashkëpunimi me koordinatorin Hoti.