Hoti: Thaçi s’ka autorizim për dialogim në Bruksel

23 mars 2018 | 11:50

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se kjo parti nuk e mbështet formën e tanishme të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai në konferencën e përjavshme për medie, ka thënë se ekipi negociator i Kosovës është jokompetent për ta përfaqësuar vendin në dialog me Serbinë.

Ndërsa sa i përket presidentin Hashim Thaçi, Hoti ka thënë se nuk ka autorizim që të mbajë bisedime në Bruksel.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është institucioni që ka autorizuar Qeverinë me dy rezoluta për zhvillimin e dialogut me Serbinë.

Më tutje, Hoti ka vlerësuar se partitë politike kanë nevojë të zhvillojnë dialog të brendshëm pas të cilit duhet të mbahen zgjedhjet.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) zhvillohen shumë ndeshje miqësore ku tri prej…