Hoti thirrje qeverisë: Ndalni thirrjet populiste, mbroni qytetarët nga plaçkitja që po u bëhet

12 mars 2020 | 13:30

Sekretari Organizativ i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka bërë thirrje që të ndalet plaçkitja që po u bëhet qytetarëve të vendit nga bizneset e pandërgjegjshme që po shfrytëzojnë situatën aktuale të krijuar pas masave të fundit të qeverisë.

Hoti ka thënë se me masat kundrejt COVID-19, filloi plaçkitja masive e qytetarëve nga bizneset.

Hoti ia ka rikujtuar zyrtarëve qeveritarë që e kanë obligim t’i mbrojnë qytetarët nga masakra plaçkitëse.

“Masa pa asnjë preventivë institucionale karshi plaçkitjeve masive të qytetarëve nga bizneset, apo me të drejtë shtrohet pyetja: a thua janë bërë bashkë qeveri e biznese në këto ditë paniku për të plaçkitur qytetarët e pambrojtur me çmime marramendëse”, ka shkruar ndër të tjera ai në llogarinë “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

NDAL. PLAQKITJES SË QYTETARËVE!

Pas vendimeve që i mori qeveria Kurti lidhur me masat kundrejt COVID-19, filloi plaçkitja masive e qytetarëve nga bizneset, plaçkitje e cila në pamje dhe në esencë pasqyron se në ketë mes ka një kopmonim qeveri e biznese në kurriz të qytetarëve.
Jo, zotërinj qeveritarë ju e keni obligim me i mbrojt qytetarët nga masakra plaçkitëse e masive nga bizneset e pandërgjegjshme që po e shfrytëzojnë situatën aktuale të krijuar pas MASAVE të TERRIT e që në fakt u shndërrua në natën e masakrës plaçkitëse të qytetarëve.
Masa pa asnjë preventivë institucionale karshi plaçkitjeve masive të qytetarëve nga bizneset,
apo me të drejtë shtrohet pyetja: a thua janë bërë bashkë qeveri e biznese në këto ditë paniku për të plaçkitur qytetarët e pambrojtur me çmime marramendëse?!
Eksponentë të qeverisë dhe të mazhorancës parlamentare duhet të ndërprenë menjëherë deklarimet dhe klithjet populiste duke nxjerr konstatime nga zyrat e tyre luksoze të institucioneve ku janë strukur.
Nga ta kërkohet të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë institucionale që kanë sipas ligjeve në fuqi.
Shembulli më i keq i qeverisë Kurti në këtë situatë janë thirrjet që po ju bëjnë qytetarëve që të raportojnë shfrytëzuesit e kësaj situate nga biznese të pandërgjegjshme.
Ndal thirrjet populiste qeveri e qyqarllëkut, përdor masat dhe mekanizmat ligjore për të mbrojtur qytetarët nga masakra e plaçkitjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të ndërpritet…