Hoti thotë se janë në përfundim të listës për deputetë: Jemi duke i respektuar masat anti-Covid
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bëtë me dije se janë në përfundim të listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së.
Hoti pas takimit me përfaqësues të Luginës së Preshevës, ka thënë se me AKR-në janë duke biseduar që të futen në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Më tutje, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka thënë se janë duke i repsktuar masat anti-Covid në tubimet që janë duke i mbajtur me qytetarë.
“Masat janë në fuqi duhet të respektohen edhe unë vet kam mbajtur disa takime dhe jam mundur që të respektohen”.
“Ne jemi duke finalizuar për të dorëzuar listën dhe shkojmë të vetëm në zgjedhje dhe jemi duke biseduar me AKR-në që të futen në listën tonë”.
“Jemi kujdesur maksimalisht t’i përmbahemi masave anti-Covid gjatë takimeve që kemi pasur këto ditë. Ne respektojmë të gjithë masat e reciprocitetit dhe çdo masë që e drejton Serbia ka ne, ne do to ta kthejmë”, ka thënë Hoti.