
Hoti thotë se Mustafa shumë shpejt kthehet në Kosovë
09 shkurt 2018
| 12:22
Gjendja shëndetësore e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është përmirësuar. Kështu ka deklaruar sot shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Avdullah Hoti.
“Isa Mustafa së shpejti kthehet në Prishtinë tek familja e tij dhe i kthehet punës”, ka ka thënë Hoti.
Ish-kryeministri Isa Mustafa po qëndron në Gjermani prej disa ditësh për t’u shëruar nga gjendja e rënduar shëndetësore.