Hoti thotë se Nagip Krasniqi merr ende rrogë edhe pse është në burg
14 shtator 2023
| 11:33
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka përmendur kryeshefin e pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Hoti ka thënë se ai vazhdon që të merr 50 për qind të pagës apo rreth 1700-1800 euro në muaj edhe pse ndodhet në paraburgim.
“Kryeshefi i KEK-ut është në paraburgim njeri, edhe dua me prezumuar pafajësinë për të, por ai vazhdon të mos shkarkohet dhe të merr 50 për qind të rrogës. 1700-1800 euro merr rrogë ai, e është në burg, në paraburgim”.
“I pafajshëm derisa nuk ka vendim të gjykatës, por ai vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoti në Kuvendin e Kosovës.