Hoti thotë se Osmani dhe Kurti po e dërgojnë Kosovën drejt izolimit
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka drejtuar akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Hoti ka thënë se Osmani dhe Kurti janë duke e dërguar Kosovën drejt izolimit.
“Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani. Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve. Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.