Hoti thotë se punëtorët shëndetësorë dhe të sëmurët kronikë do të vaksinohen të parët

24 dhjetor 2020 | 11:38

Kryeministri Avdullah Hoti, ka vizituar sot Shërbimin Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Me këtë rast, Hoti ka bërë me dije se në tre-katër muajt e ardhshëm parashihet që të përfundojë situata me koronavirusin.

Hoti ka theksuar se janë duke bërë përpjekje që Kosova ta sigurojë vaksinën kundër Covid-19. Në këtë kontekst, Hoti ka bërë me dije se punëtorët shëndetësorë dhe të sëmurët kronikë do të vaksinohen të parët me vaksinën anti-Covid.

“Tash jemi para një situate të re kur po presim që vaksina të shpërndahet. Kemi bërë përpjekje maksimale që të jemi në mesin e vendeve të para që marrim vaksinën. Plani është i përgatitur për vaksinim për grupe të caktuara, duke nisur nga stafi shëndetësor dhe të sëmurit kronikë”, është shprehur Hoti.

Kryeministri në detyrë ka falënderuar punëtorët shëndetësorë për punën që kanë bërë gjatë periudhës së pandemisë gjatë këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK),…