Hoti thotë se qeveria ka pranuar një status-quo të re në dialog me Serbinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat për qasjen e Albin Kurtit në procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka vlerësuar se weveria aktuale e ka degraduar këtë proces, duke bërë që më të mos diskutohet për njohjen reciproke.
Ish-kryeministri i Kosovës ka bërë me dije se me marrëveshjen e Ohrit, Qeveria e Kosova ka pranua një status quo të re.
“Me këtë qasje, Qeveria Kurti i ka bërë një dëm të madh Kosovës, pasi nga viti 2020 e këndej Kosova ka pasur dakordimin e aleatëve të dialogojë vetëm për njohje reciproke bazuar në parimet e integritetit territorial dhe ruajtjes së karakterit unitar dhe rendit kushtetues të Kosovës. Me Marrëveshjen e Ohrit, Qeveria Kurti e ka çimentuar një status-quo të re, e cila ka krijuar pasiguri për të ardhmen. Tanimë, Qeveria Kurti nuk ka hapësirë manovrimi”, ka thënë Hoti për “Blic”.
Ai ka përmendur veprimet e gabuar të qeverisë në këtë proces.
“Fatkeqësisht, qeveria Kurti e ka dëmtuar procesin e dialogut në mënyrë të pakthyeshme, siç i ka dëmtuar edhe shumë procese të tjera. Për shkak të veprimeve të gabuara që në fillim të mandatit, sot nuk ka më dialog për njohje. Sot ka dialog vetëm për themelim të asociacion dhe për zgjedhje në komunat në veri për të kthyer kryetarët e Listës Serbe në krye të atyre komunave”, është shprehur Hoti.