Hoti thotë se qytetarët duhet të vetëdijësohen për seriozitetin e situatës me Covid-19

08 korrik 2020 | 20:52

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se është e nevojshme që të rritet vetdija e qytetarëve për seriozitetin e situatës me pandeminë Covid-19.

“Duket se ka nevojë shumë më tepër që të rritet vetëdija e qytetarëve sa i përket seriozitetit të situatës. Ka raste kur qytetarët kanë rezultuar pozitivë nuk kanë qëndruar të izoluar”, ka deklaruar Hoti pas mbledhjes së Komitetit për Menaxhim të Situatës me Covid-19.

Ai ka thënë se janë duke përcjellë gjendjen në çdo komunë dhe duke marrë veprimet adekuate në përputhje me situatën.

“Kanë filluar punën spitalet rajonale, për të krijuar kapacitetet shtesë me shtretër dhe pajisje përcjellëse dhe riorganizimin e komplet të kapaciteteve njerëzore, për klinikat ku ka më së shumti nevojë për t’u përballur me këtë situatë”.

“Janë aktivizuar shtabet lokale plotësisht. Është bërë plani i organizimit të Policisë për t’u dalë në ndihmë komunave. Ajo që është me interes është që do të kërkojmë të zbatohet është funksionalizimi i shtabeve të fshatrave”, ka thënë kryeministri Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se asnjëherë ushtarët…