
Hoti tregon arsyet e mosvotimit të rezolutës nga deputetët e PAN-it
01 nëntor 2018
| 13:03
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni qeverisës nuk e ka votuar rezolutën për dialogun, pasi sipas tij nëse do të kalonte kjo rezolutë do të binte Qeveria.
“Ose votohet rezoluta që e ndalon Thaçin dhe këdo tjetër të negocioje për kufijtë, ose bie Qeveria. Kjo është arsyeja pse disa parti të koalicionit PAN nuk e votuan rezolutën. Ndryshe nuk ka kuptim refuzimi i tyre, pasi në deklarata janë të zëshëm kundër negocimit të kufijve”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/