Hoti tregon për masat e rikthyera ndaj Covid-19
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për rikthimin e disa masave qe pengojnë përhapjen e Covid-19.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se varësisht nga rezultatet, do të vazhdohet marrja e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me Covid-19.
Postimi i plotë i Hotit:
Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me #COVID19 ?, sot kemi filluar kthimin e disa prej masave! Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19.
? Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;
? Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;
? Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;
? Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!
Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!
(M.K / Epoka e re)