Hoti tregon pikat e programit qeverisës 2020-2023
29 shkurt 2020
| 09:45
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sot në takim pune në Sharr kabineti qeveritar do të diskutojë për programin qeverisës 2020-2023.
“Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmerren për të rritur punësimin, për kujdes social gjithpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilesore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të forte, kujdes për mërgaten tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti.
/Epoka e re/