Hoti tregon pse Serbia s’po e respekton deklaratën për të zhdukurit me forcë

30 gusht 2023 | 14:47

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka akuzuar Serbinë se qëllimshëm është duke e zvarritur zbatimin e deklaratës për të zhdukurit me forcë.

Ai ka thënë se pala serbe është duke tentuar të gjejë arsye për moshapjen e arkivave dhe mos formimin e komisionit mbikëqyrës për të gjetjen e personave të zhdukur me forcë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Hoti tha se po presin nga Bashkimi Evropian veprime konkrete ndaj Serbisë që ta bindë t’i hap arkivat, raporton “Ksp”.

“Asnjë hap deri më sot nuk e ka ndërmarrë Serbia. Ne e njohim Serbinë dhe e dimë se ajo nuk ka qenë e gatshme me marrë hapa, por neve po flas edhe si familjarë që na mbetet hatri edhe nga faktori ndërkombëtar që ata do të duhej  ta kushtëzojnë Serbinë që ajo të përgjigjet për fatin e këtyre personave… Kanë qenë 40 ditë afat prej 5 majit kur është miratuar deklarata. Por ai afat është shtyrë. Nuk e di për çfarë, por supozojë për shkak të gjendjes në veri. Pastaj muajin e kaluar kemi qenë në Bruksel, kemi diskutuar dhe ka qenë edhe një afat tjetër 30 ditësh, por që ende nuk kemi përgjigje prej BE-së në këtë rast. Me as sa di Serbia po tenton të luajë lojën e njëjtë, siç e ka bërë me deklaratën që e ka zvarrit për një term që tashmë eksiton. Kapet për çështje teknike terma teknike që mos të formohet komisioni dhe mbikëqyrja e deklaratës. Për këtë ende nuk kemi përgjigje nga BE-ja”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…