Hoti tregon se po bëhet përpjekje për një takim të të gjitha partive
15 dhjetor 2020
| 11:38
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë me dije se janë duke bërë përpjekje që të ndodhë një takim i të gjitha forcave politike për të diskutuar për çështjen e presidentit.
Ai sot para medieve ka theksuar se lideri i LDK-së, Isa Mustafa është duke u marrë me ketë çështje.
“Po bëjmë përpjekje që të ndodhë një takim i të gjitha forcave politike për këtë çështje. Disa prej partive politike kanë dhënë pozicionet e tyre, sa i përket çështjes së presidentit, por ende nuk ka ndodhur një takim formal. Ne jemi duke u angazhuar që ky takim të ndodhë sa më shpejtë. Kryetari Mustafa po merret me këtë çështje”, ka thënë kryeministri Hoti, raporton “Epoka e re”.