Hoti tregon se si erdhi donacioni i testeve nga Serbia
Zëdhënësi për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë sot në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës se i kanë pranuar 1 mijë teste për Covid-19 donacion nga Serbia.
“Në fakt, Kosova nuk është pa teste ne i kemi edhe 1 mijë teste donacion që janë dhuruar nga Turqia, sot është fakt i njohur që kemi marrë edhe 1 mijë teste të tjera nga Serbia në kuadër të bashkëpunimit që po bëjnë shtetet e për luftimin e Covid-19”.
“Me rëndësi është që kemi teste qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë ta ndjejnë këtë shqetësim. IKSHPK do të vazhdojë të kryejë teste edhe në ditët në vijim”.
“Serbia u përmend në kuptim të bashkëpunimit rajonal të cilët MSH-së i kanë kërkuar shtetet e ndryshme të bashkëpunohet me secilin shtet që ka mundësi për të minizuar pasojat e Covid-19”.
“Nuk ka diçka politike që meriton ndonjë dramacitet të theksuar”, theksoi Hoti