Hoti: Trendi i rasteve të reja me Covid-19 ka filluar të bjerë
24 gusht 2020
| 11:54
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se trendi i rasteve të reja të infektuar me Covid-19 ka filluar të bjerë.
Në takim me kryetarët e komunave të Kosovës, ai ka thënë se kjo nuk është shenjë se pandemia është futur në kontroll, duke shtuar se numri i rasteve me fatalitet po mbetet i lartë. “Trendi i rasteve të reja ka filluar të bjerë, po kjo nuk është shenjë se e kemi futur në kontroll pandeminë, për shkak se numri i rasteve me fatalitet po mbetet mjaft i lartë”, ka thënë kryeministri, derisa ka folur edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.
Pas fjalës hyrëse të kryeministri në takimin me Asociacionin e Komunave të Kosovës, kjo mbledhje është mbyllur për medie.