Hoti: Turpi nuk është i viktimave, por i atyre që kanë kryer krimet

08 dhjetor 2020 | 11:28

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar të gjithë personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, që të aplikojnë për ta fituar statusin.

“Turpi nuk është i viktimave, por i atyre që kanë kryer këto krime”, ka deklaruar Hoti gjatë konferencës “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

Ndërsa ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka bërë apel që të mbijetuarve të dhunës seksuale t’u jepet më shumë rëndësi si dhe t’ju mundësohet realizimi i plotë i të drejtave për t’i ofruar qasje në drejtësi.

“Të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë i nevojitet ndihma jonë. T’u mundësojmë një jetë më të dinjitetshme, t’i ofrojmë qasje në drejtësi”, ka thënë Jahjaga.

Në këtë konferencë ka folur edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili ka thënë se zëri i viktimave duhet të jehojë edhe në tavolinën e dialogut me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo dhe familja e saj janë duke qëndruar në një…