Hoti u bën thirrje mërgimtarëve ta votojnë LDK-në

02 shkurt 2021 | 15:21

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje mërgatës që ta votojnë këtë parti në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se LDK-ja është zgjidhja e vetme për Kosovën.

“Pavarësia e Kosovës e ka vendosur lirinë e popullit tonë, këtë rrugëtim të gjatë e bëmë me partnerët tanë. Mërgatë e dashur tani edhe aplikim për votim ka përfunduar, andaj ju bëjë thirrje që të bëni kontributin tuaj përmes votës, përmes së cilës ju bëni lidhjen me atdheun. Zgjedhjet do të mbahen, por na pret një proces i vështirë përpara në zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të vendit. Prandaj ju bëjë thirrje ta votoni LDK-në dhe përfaqësuesit e juaj. LDK-ja është e përgatitur për fitore. Shteti, shtet është primar për LDK-në”, ka thënë Hoti, duke shtuar se LDK-ja është zgjidhje e vetme për demokraci e për shtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…