Hoti: U jam mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve dhe inspektorëve

19 gusht 2020 | 11:38

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Humanizmit, ka thënë se u janë mirënjohës të punëtorëve shëndetësorë, policëve dhe inspektorëve të cilët janë në vijën e parë të luftimit të pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se ata për gati gjashtë muaj janë duke rrezikuar shëndetin e tyre për t’ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, u jemi mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve, për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në përballje me pandeminë Covid-19. Edhe pas pothuajse 6 muajsh punë, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të besojnë dhe t’i shtojnë përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të sëmurëve. #Respekt #vendosemasken”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregulla të reja për “Instagram”. Rrjeti social, ndër më të…