Hoti u takua me Edi Ramën: Shqipëria mbetet zëri ynë
21 qershor 2022
| 11:44
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar edhe me ish-kryeministrin Avdullah Hoti.
Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me Ramën ka pasur një bisedë miqësore, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.
“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti.