Hoti u zotohet furrëtarve në Prishtinë se do ta bëjnë ndryshimin
12 janar 2025
| 17:18
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi për takim me furrëtarë në Prishtinë, të cilëve iu zotua se për ta me LDK-në “do të bëhet ndryshimi”.
“Ishte kënaqësi që në praninë e shumë prej afaristëve më të suksesshëm të Hasit në Prishtinë të bashkëbisedojmë për sfidat e tyre dhe të vendit”.
“Bashkë me kolegët deputetë dhe kandidatin për deputet nga regjioni i Hasit z. Shaban Osmanaj u premtuam atyre se bashkë do ta bëjmë ndryshimin për furrtarët, për Hasin dhe për gjithë Kosovën”, tha Hoti.