Hoti uron Amerikën: Falë jush, Kosova ndihet e sigurt për të ardhmen e saj euroatlantike
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ditën e Pavarësisë.
Hoti ka thënë se falë ShBA-së, Kosova ndihet e sigurt për të ardhmen e saj euroatlantike.
“Sot amerikanët festojnë Ditën e Pavarësisë 247 vjet më parë u themelua një komb i ri mbi besimin se çdo njeri ka të drejtë të jetë i lirë dhe të kërkoj lumturinë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë miqve amerikanë kudo që ndodhen! Gëzuar zyrtarëve amerikanë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të ambasadës amerikane, trupave amerikane në kuadër të KFOR-it, zyrtarëve të agjencive të qeverisë amerikane që ndihmojnë Kosovës në fusha të ndryshme, si dhe qytetarëve të tjerë amerikanë që janë në Kosovë. Falë jush, Kosova ndihet e sigurt për të ardhmen e saj euro-atlantike”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.