Hoti uron Maqedoninë për marrëveshjen me Greqinë
17 qershor 2018
| 19:27
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrin, shefi i Grupit Paralmanetar të LDK-së, Avudllah Hoti ka uruar popullin e Maqedonisë për finalizimin e kësaj marrëveshje.
“Marrëveshja historike në mes të Maqedonisë dhe Greqisë përmbyll një çështje të hapur në Ballkan dhe siguron perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë. Urime të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe në veçanti partive shqiptare atje për maturinë politike të treguar në këtë proces”, ka thënë Hoti përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”.