Hoti uron mësimdhënësit për 7 marsin

07 mars 2021 | 11:47

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë mësimdhënësit për 7 marsin, Ditën e Mësuesit.

“Mirënjohje dhe falënderim për gjithë kontributin tuaj ndër vite, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, në kohë dhe rrethana jo gjithnjë te favorshme gjatë historisë tonë. Respekt i veçantë për mësimdhënësit që mbajtën gjallë entuziazmin dhe idealin për liri e pavarësi gjatë viteve të 90-ta”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Mirënjohje për mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues, kur vendi ynë sikurse e gjithë bota po vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19. Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit. Të gjithë mësimdhënësve ju përcjelli urimet më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë për punën dhe kontributin tuaj të çmuar”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka deklaruar…