Hoti uron sekretarin e ri të ShBA-së: Kosova, e përkushtuar të punojë me ju
27 janar 2021
| 11:41
Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, e ka uruar Anthony Blinken, pas marrjen e pozitës së sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hoti ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me sekretarin Blinken për të forcuar aleancën mes dy shteteve.
“Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Twitter”.
Warmest congratulations of your confirmation as Secretary of State @ABlinken. #Kosovo is committed working closely with you to strengthen the alliances between our countries 🇽🇰🇺🇸
— Avdullah Hoti (@Avdullah) January 27, 2021