Hoti: Vaksinimi për gratë shtatzëna është më urgjent se kurrë
22 shtator 2021
| 10:49
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vaksinimi për gratë shtatzëna është më urgjent se kurrë.
“Nëse jeni shtatzënë ose keni qenë shtatzënë kohët e fundit, vaksinimi është një nga hapat më të mirë që mund të bëni për të mbrojtur veten dhe foshnjën tuaj”.
“Sipas CDC, shtatzënat dhe femrat që kanë pasur një shtatzënësi kohët e fundit kanë më shumë gjasa të infektohen dhe të vdesin nga COVID-19 në krahasim me femrat jo-shtatzënë”, ka shkruar Hoti.