Hoti: Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it
12 shkurt 2019
| 14:52
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it
“Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit. Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve”, ka shkruar Hoti.