Hoti: Vendimi i Kushtetueses për pagat, tregon se nuk është çështje e nivelit kushtetues

11 qershor 2018 | 19:50

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese se kryeministri Ramush Haradinajn, nuk ka bërë shkelje kur ka rritur pagat e Qeverisë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeverisës vlerëson se vendimi i Qeverisë nuk përbën çështje të nivelit kushtetues. Kaq”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeverisës vlerëson se vendimi i Qeverisë nuk përbën çështje të nivelit kushtetues. Kaq.
Por, këtë vendim, ashtu sikurse edhe vendimet tjera skandaloze të kësaj Qeverie të pakicës, do ta pengojmë me mjete ligjore, politike dhe demokratike.
NA DUHET MBËSHTETJE E MADHE QYTETARE PËR TË BËRË HEQUR QAFE PËRGJITHMONË KËTË KLASË POLITIKE QË PO VJEDH TË ARDHMEN E GJENERATËS SË ARDHSHME.

Top of Form

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kabinetit qeveritar të…