Hoti: Vendimi për tatimin në pronë ishte absurd, qytetarët dhe bizneset kanë paguar 33 për qind më shumë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se 33 për qind më shumë kanë paguar tatim në pronë qytetarët dhe bizneset në krahasim me vitin e kaluar.
Hoti ka thënë se kjo gjë erdhi për shkak të rritjes së tatimit në pronë.
Ai ka kritikuar qeverinë duke thënë se ky vendim u mor në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike.
“33 për qind më shumë tatim në pronë gjatë vitit 2023 kanë paguar qytetarët dhe bizneset krahasuar me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverise për rritje të ngarkesës tatimore në pronë. Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd. Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale. Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”, ka shkruar Hoti.