Hoti, Vetëvendosjes: Thirreni tryezën e radhës
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërras tryezën e radhës së parive politike, në të cilën do të caktohet për datën e zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ne e kemi iniciuar tryezën që vendi të dalë nga kriza përmes caktimit të datës së zgjedhjeve e dhe përmes kryerjes së punëve me qëllime nacionale. Në këtë tryezë i kemi dhënë mundësi dialogut por na vjen keq që ambicia e kryeministrit dhe kryeparlamentarit për pushtet po mbizotëron. Pres që partia e tretë në Kuvend të organizojë tryezën e radhës”, ka thënë Hoti në konferencën e përjavshme për medie.
Hoti ka thënë se disa nga vendimet Qeverisë Haradinaj do të anulohen nga Qeveria e ardhshme, pasi sipas tij janë jolegjitime.
“Institucionet e kanë humbur legjitimitetin. Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvend dhe s’ka legjitimitet demokratik. Vendimet që merren do të anulohen në Qeverinë e ardhshme, sepse s’janë legjitime. Një deputet tjetër i koalicionit kushtëzon votën për interesin e tij. Kryeministri mashtron goranët për komunën e re pa u konsultuar me boshnjakët. Kuvendi është plotësisht jofunksional, nga 24 seanca të Kuvendit sa janë mbajtur, 20 prej tyre janë shtyrë për mungesë të kuorumit”, ka deklaruar Hoti.
/Epoka e re/