Hoti: Vetingu do ta kthejë besimin në sistemin e drejtësisë

04 mars 2020 | 13:37

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim njohës, shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean Louis Servais.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Hoti e njoftoi shefin e zyrës belge për prioritetet e Qeverisë si: zhvillimi ekonomik, fuqizimi i rendit dhe ligjit, si dhe luftimi i korrupsionit.

Ndër të tjera, Hoti përmendi procesin e vetingut si një nga format e vetme që do të kthente besimin në sistemin e drejtësisë në vend.

Ndërsa, Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në fuqizimin e ligjit në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina sot nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” e…