Hoti: Viti 2021 duhet të përmbyllet me liberalizim të vizave

04 shkurt 2021 | 14:34

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2021 duhet të mbyllet me liberalizim të vizave për Kosovën.

Gjatë një tubimi elektoral në Klinë, ai ka thënë se qeveria e tij ka punuar ditë dhe natë me vende e BE-së që liberalizimi i vizave të ndodh. “Duhet të përmbyllet viti me liberalizim të vizave, nuk japim premtime për data, por ne punojmë ditë e natë me krejt qeveritë e vendeve të BE-së si anëtare te partive popullore evropiane. Dhe t’i kthehemi reformës në arsim, reformave në shëndetësi, reformave në ekonomi”, ka thënë Hoti.

Ai ka bërë me dije se qeverisja e ka arritur rezultate historike për Kosovën. “Kemi dalë me rezultatet më të mira dhe e kemi nxjerr Kosovën nga izolimi. Me Marrëveshjen e Uashingtonit siguruam njohjen nga Izraeli dhe 1 miliard euro investime, kemi menaxhuar mirë me pandeminë, do ta rimëkëmbim ekonominë dhe do të ndihmojmë bizneset. Ne kemi gjeneruar 700 milionë euro që janë investuar në ekonomi dhe tash që po flasim e kemi kaluar krizën ekonomike. Pra ne dimë të menaxhojmë edhe me shtetin edhe me ekonominë”, ka deklaruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, po ndërmerr të gjitha…