Hoti vonohet 15 minuta, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat nuk e pret në takim

27 janar 2021 | 12:34

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ishte i ftuar në takim nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, mirëpo vonesa e tij ka bërë që Azemi mos ta takojë Hotin.

Azemi në një intervistë për “EO”,  ka thënë se Hoti është vonuar në takim për 15 minuta.

Prandaj sipas tij, tani për tani ata nuk janë të gatshëm që asnjë subjekti politik dhe as kryeministrit në detyrë të ia falin asnjë minutë pa ua përmbushur kërkesat që kanë.

“Në fakt me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, sot është caktuar dita ku do të takohemi në orën 09:30 megjithatë do të thotë kryeministri është vonuar më shumë se 15 minuta dhe ne e kemi disiplinën tonë që nuk i falemi asnjë minutë askujt, kanë qenë dy arsye që pse kryeministri është vonuar 15 minuta dhe arsyeja e dytë sepse ne kemi pasur informacione që në një far forme që takimi do të jetë një far takime për premtimet për të ardhmen dhe ne si sindikatë tani më jemi shumë të njohur për punëtorët dhe nuk kemi nevojë të marrim premtime prej askujt”, u shpreh Azemi.

“Sindikata e sektorit privat të Kosovës, kryeministrit ia ka qit kërkesat në tavolinë në momentin kur asi është i gatshëm le të na thërret dhe ne shkojmë përndryshe nuk kemi nevojë të marrim premtim sepse është kohë fushate dhe ai e ka kërkesën paga minimale, pagesa e stimulimit për punëtorët teknik të spitaleve dhe tash për punëtorët teknik për shkolla qyshe bëri. Ne me asnjë parti dhe me as kryeministrin nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë fjalime se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve. Dhe kur është i gatshëm ai me nënshkruar ne shkojmë përndryshe nuk jemi të gatshëm me ja fal asnjë minutë askuj. “Unë jam tepër principiel dhe në ora 09:45 kryeministri ka qenë në një takim tjetër dhe ne nuk pritëm, dhe nuk kemi çka bisedojmë me kryeministrin më sepse ai i ka letrat në tavolinë bënë pagesat nënshkruajmë dhe nuk bënë gjithçka është në zero”, ka thënë Azemi.

Mes tjerash Azemi ka theksuar se pagesat që i kanë kërkuar Qeveria i ka pranuar, mirëpo ai thotë se ato ende nuk janë bërë dhe ai ka thënë se tashmë kanë filluar procedurën ligjore. “Ne jemi komod tani sepse pagesat që ne i kemi kërkuar qeveria i ka pranuar dhe nuk i ka paguar atëherë ne kemi procedurën ligjore tash që kemi filluar me gjyq. Ne në takim do t’i shkojmë vetëm në momentin kur të nënshkruhet marrëveshja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të subjekteve…