Hoti: Zero transparencë nga ana e qeverisë për propozimin franko-gjerman

13 nëntor 2022 | 13:16

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se deri më sot ka pasur zero transparencë nga ana e qeverisë për të informuar publikun lidhur me propozimin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se debati formal për dialogun duhet të sillet në Kuvend për të siguruar transparencën për këtë proces.

“Deri tani kemi parë zero transparencë nga Qeveria ndaj Kuvendit të Kosovës, si dhe publikut në përgjithësi, për propozimin franko-gjerman… Informimi i Kuvendit nuk është në diskrecion të Qeverisë, por është obligim kushtetues i Qeverisë ndaj Kuvendit pavarësisht se çfarë mendon Qeveria për këtë propozim. Është e domosdoshme që debati formal mes forcave politike për dialogun të zhvillohet në Kuvend. Vetëm kështu (1) sigurohet transparenca ndaj publikut, (2) përmbushet obligimi kushtetues për raportim dhe (3) ndërtohet konsensusi politik e shoqëror”, ka shkruar Hoti.

Më tutje, Hoti është shprehur se Kosova asnjëherë nuk ka pasur opozitë më mbështetëse për dialogun sesa tani dhe se kjo rrethanë duhet të shfrytëzohet për të lëvizur përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova për herë të parë do të marrë pjesëmarrës në…