Hoti zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin grek

12 tetor 2020 | 17:35

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend.

Në postimi e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet.

Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13.10.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…