Hoti zotohet për kthimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend

27 tetor 2020 | 16:40

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim virtual me përfaqësuesin Special të BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit Evropian, shprehu vendosmërinë e qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë dhe adresimin e të gjitha sfidave në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ky takim erdhi pas bashkëbisedimit që kryeministri Hoti, zhvilloi të hënën me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesin special të BE-së, ku u zotua për thellimin e bashkëpunimit me qeveritë e këtyre vendeve në fushën e sundimit të ligjit”, ka njoftuar zyra për informim e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur të martën…